LUKSEMBURG- Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker deklaroi sot se nuk dëshironte që Katalonja të bëhej e pavarur, duke iu trembur një reagimi zinxhir në Evropë.

“Nëse e lejojmë Katalonjën të ndahet, megjithëse nuk është detyra jonë, të tjerë do t’a bëjnë një veprim të tillë. Unë nuk e dëshiroj një gjë të tillë”, u shpreh ai në një fjalim para studentëve në Universitetin e Luksemburgut.

Ai u shpreh se ishte ”mjaft i shqetësuar” përballë kërcënimeve separatiste në Evropë.

“Nuk dëshiroj një Bashkim Evropian që të përfshijë 98 shtete në 15 vjet. Ky fakt është tashmë relativisht i vështirë me 28, jo më e lehtë me 27, por me 98 më duket e pamundur”, shtoi Juncker, duke bërë thirrje për përgjegjësinë e të gjithë aktorëve.

Duke vënë në dukje referendumin e ndaluar për vetëqeverisje dhe të kundërshtuar më 1 tetor, që separatistët thonë se kanë shënuar për një fitore të bujshme, presidenti katalanas, Carles Puigdemont dukej të shpallte në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Katalonjës të martën në mbrëmje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb