KROACI– Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Doris Leuthard tha për agjencinë e lajmeve “Presheva Jonë” se “vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel është i domosdoshëm dhe i dobishëm jo vetëm për këto dy vende, por edhe për vendin tonë”.

Gjatë një takimi me gazetarë botërorë në kryeqytetin e Zvicrës, Bernë, ku ishte i ftuar edhe gazetari i “Presheva Jonë”, Nefail Maliqi, presidentja Leuthard foli për zhvillimet në botë si dhe për Kosovën dhe Shqipërinë.

E pyetur rreth marrëdhënieve të mira mes Kosovës dhe Zvicrës, presidentja e konfederatës Zvicerane Doris Leuthard tha për “Presheva jonë” se “qeveria zvicerane ka raporte shumë të mira me Kosovën dhe Shqipërinë, si dhe vendet e tjera në Ballkan. Zvicra vazhdon bashkëpunimin dhe kontributin e saj në avancimin e proceseve demokratike në Ballkan. Në Kosovë dhe Shqipëri jemi mjaft aktivë”.

Duke folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ajo theksoi se vazhdimi i këtij dialogu është i domosdoshëm dhe i dobishëm jo vetëm për këto dy vende, por edhe për vendin tonë. “Sepse aty ky ka stabilitet politk dhe ekonomik dhe vendi prodhon perspektivë dhe ardhme të sigurt për qytetarët e saj dhe jo emigrantët”, nënvizoi ajo.

Ndërsa për imazhin e shqiptarëve që jetojnë në Zvicër Leuthard u shpreh se “komunitet shqiptar që jeton dhe punon në vendin tonë janë të integruar mirë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: