Kur Prince ishte gjallë, dëshironte të transformonte rezidencën e tij të Paisley Park, në Minessota, në një muze.

Tani lajmi është zyrtar. Prona me sipërfaqe 6000 m2 do të bëhet prej 6 tetorit, një muze i hapur për tu vizituar nga të gjithë.

Në të mund të vizitohen studiot ku ai incizonte, salla e koncerteve dhe shumë gjëra të tjera interesante nga jeta e artistit.
Biletat do të jenë në shitje prej 26 gushtit.

Shtëpia e Paisley Park është inauguruar në 1987 dhe financuar pjesërisht nga Warnes Bros Records, pas suksesit të jashtëzakonshëm të ‘Purple Rain’, film dhe album.

Gjatë viteve, Prince e përdori këtë banesë edhe për evente speciale dhe koncerte te rezervuara.
Trupi I artistit u gjet pikërisht në një prej ashensorëve të rezidencës, në 21 prillin e kaluar.

Emri i studios dhe i të tërë kompleksit është inspiruar nga albumi ‘Around the World in a Day’ I 1985.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: