Policia në Bayern të Gjermanisë arrestoi tre kosovarë pas një dyshimi për një sulm të planifikuar terrorist. Kosovarët e arrestuar, ishin duke udhëtuar në një makinë të regjistruar në Belgjikë, ka konfirmuar një zëdhënës i Zyrës së Hetimeve Kriminale të martën.

“Mund të konfirmoj se tre persona nga Kosova janë arrestuar në orët e hershme të mëngjesit të sotshëm. Ato ishin arrestime të përkohshme dhe hetimet po vazhdojnë. Personat janë arrestuar nën dyshimin për përgatitjen e një krimi serioz,” ka thënë Floraian Weinzierl prokuror i rastit, raporton Reuters.

“Momentalisht nuk jemi në dijeni se ka një lidhje në mes personave që ne kemi arrestuar me sulmet në Bruksel. Hetimet janë në vazhdim e sipër dhe mbetet të shihet derisa informata shtesë të dalin në dritë.”, shton Weinzierl.

“Të dyshuarit kanë dhënë deklarata të ndryshme të cilat ne jemi aktualisht duke i shqyrtuar. Ne gjithashtu gjetëm disa dokumente të cilat janë duke u ekzaminuar. Ne duhet të presim për të parë nëse dyshimi ynë fillestar është vërtetuar dhe në qoftë se është rasti, prokurori federal do të shqyrtojë nëse do të lëshojë një urdhër për paraburgim. Çfarë ndodh më pas varet nga ajo, por sigurisht hetimet tona mund të vazhdojnë nëse një urdhër-ndalimi është lëshuar ose jo,” ka përfunduar deklaratën e tij prokuror gjerman, Florian Weinzierl, raporton Reuters.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: