Kur vetëm 3 ditë kanë mbetur nga protesta e 18 shkurtit e paralajmëruar nga opozita, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka porositur të gjithë deputetët që të jenë në bazë për organizimin e protestës.

Gazetarja Elda Menga tha për “BalkanËeb” se gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të partisë, Basha bëri thirrje që protesta duhet të ishte e mirëorganizuar.

“Rama po mban pushtetin vetëm falë kriminelëve. Ne duhet të jemi të mirëorganizuar në protestën kundër kësaj qeverie të inkriminuar,” mësohet të ketë thënë ai.

Po ashtu edhe ish-kryeminstri dhe deputeti aktual i PD, Sali Berisha theksoi se “18 shkurti duhet të jetë një ditë e madhe dhe e shënuar për të gjithë shqiptarët”. “Fakti që Rama po nxjerr kriminelët nga burgu është e papranueshme,” tha Berisha.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb