TIRANE– Protesta e opozitës në çadrën e ngritur para Kryeministrisë ka hyrë sot në ditën e katërt të saj.

Edhe mbrëmjen qe kaloi, qytetarë, simpatizantë dhe figura të ndryshme të Partisë Demokratike e kanë kaluar në çadër, ndërsa deri në orët e vona ka qëndruar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Demokratët kanë bërë thirrje që qytetarë të tjerë t’i bashkohen protestës së PD-së, e cila kërkon largimin e kryeministrit Edi Rama, krijimin e një qeverie teknike si kusht për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Gjatë ditës së djeshme gjatë fjalimit para protestuesve, Basha u shpreh se bijtë e etërve duan të zëvendësojnë demokracinë e vërtetë me demokracinë fasadë, ndërsa me PD pushteti do i kthehet popullit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: