Me mesazhin “Ne jemi Maqedoni” dhe nën organizimin e lëvizjes “Emri jonë, e drejta jonë”, në sheshin “Maqedonia” në Shkup u protestua kundër ndërrimit të emrit kushtetues dhe identitetit. Protestuesit theksuan se janë të pakënaqur nga politikat që i cenojnë interesat kombëtare të popullit maqedonas.

“Erdha që ta ruaj karakterin unitar të Republikës së Maqedonisë”. “Duam ta ruajmë emrin tonë maqedonas. Me tradhtarë si këta, Zoti na ndihmoftë”. “Pozicionet e Maqedonisë asnjëherë nuk do të lëvizin nga dinjiteti maqedonas. Emri shekullor nuk guxon të cenohet, gjuha nuk guxon të preket dhe identiteti nuk guxon të sillet në pikëpyetje – thonë disa protestues.

Një prej kërkesave ishte edhe ndërprerja e bisedimeve dhe organizimi i zgjedhjeve të parakohshme. Në të njëjtën kohë që protestohej në Shkup, protesta të maqedonasve të diasporës u organizuan edhe në vende të ndryshme të botës. Në protestën në Australi, një pjesë e protestuesve dogjën fotografinë e kryeministrit, Zoran Zaev.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb