FRANCE- Franca është përfshirë sot nga protesta të dhunshme. Mësohet se protestuesit në Rennes janë kundër reformave, ndërsa ata janë përleshur me policinë dhe kanë hedhur bomba molotov. Sakaq, duke marrë shkas nga kjo situatë, policia i është përgjigjur me përdorimin e gazit lotsjellës.

Në fund të muajit mars, Franca u përfshi nga protesta, në shenjë kundërshtie për reformën e re, e vendosur nga Ministria e Punës. Kjo reformë përcakton reduktimin e bonuseve të punëtorëve jashtë orarit të punës.

Stacioni i parë i protestës ishte Parisi, e më pas u përfshinë dhe Nantes, Lyon, Rennes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: