PUKE – Prag festat janë dhe ditët më të vështira për shumë familje të cilat e kanë të pamundur të festojnë për shkak të skamjes dhe varfërisë, me të cilën bashkëjetojnë çdo ditë.

Gazetari Armir Mehaj u ndal në qytetin e Pukës, ku familjet në kufijtë e të pamundurës janë të shumta. A mund të besosh se në mesin e të ftohtit që sjell dimri në Pukë, dikush të jetojë në një çadër ushtarake. Po, ky është fati i familjes së Ardian Lacit, i cili pasi bëri një kthesë në jetë, duke ikur larg rrugës që kishte nisur, sot përballet me skamjen dhe mjerimin larg atmosferës së festave. Ardiani thotë se Krishtlindja dhe Viti i Ri mbeten për të thjesht emra ditësh të shënuara dhe asgjë më shumë.

“Nuk kemi para për dhurata për fëmijët, nuk po na del me hëngër bukë. jetojmë katër persona me një përkrahje sociale 40 mijë lekë të vjetra. Asnjë të ardhme tjetër nuk kam.”- shprehet Adriani.

Pak më tutje, një tjetër çift bashkëshortësh, të cilët kurrë nuk ju gëzuar të pasurit një fëmijë, presin festat në kasollen e tyre. Zef dhe Liza Manushi shprehen se nuk kanë me çfarë të festojnë festat.

Me të njëjtin hall jeton dhe Flor Prendi, mielli i të cilit në këtë prag festash është në të sosur, ndërkohë që të ardhurat e vetme që ai siguron janë ato çfarë gjen në kontenierët e mbeturinave.

Këto janë vetëm një pjesë e atyre qindra familjeve që festat i presin me shpresën që dikush do të mendojë për ta, duke zbutur zemrën e duke u ardhur në ndihmë sa e si të munden.

Për të ndihmuar këto familje, mund të kontaktoni në numrin: 0682031657.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: