KUBË-Qeveria e Kolumbisë dhe rebelët e FARC kanë nënshkruar një marrëveshje historike që i jep fund konfliktit. Palët kanë rënë dakord për të realizuar një paqe të qëndrueshme duke i dhënë fund konfliktit të gjatë prej 5 dekadash.

Bisedimet e paqes kishin nisur që prej nëntorit 2012 në Havana. Marrëveshja u nënshkrua nga kreu i delegacionit kolumbian Humberto de la Calle dhe kryenegociatori i FARC, Ivan Marquez.

‘Ne kemi arritur qëllimin tonë, lufta ka mbaruar’- u shpreh de la Calle. Konflikti mes palëve ka vrarë afro 220,000 njerëz dhe miliona njerëz të zhvendosur.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: