TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka kaluar shumë afër çadrës së protestës së opozitës teksa doli nga zyra e tij për të shkuar në Presidencë aty ku takoi Lulzim Bashën për herë të dytë, në prani të Presidentit Bujar Nishani, ndërsa ka ndjekur të njëjtën rrugë për tu kthyer në zyrën e tij.

Por ndryshe nga hera e parë ku protestuesit nuk u bezdisën nga kalimi i kryeministrit, në kthim, kur edhe u mësua se nuk kishte arritur një marrëveshje me Bashën, gazetarja Elda Menga raporton për “BalkanWeb” se protestuesit kanë nisur të sharat në kor ndaj kryeministrit sapo e kanë parë që ai po kalonte pranë tyre.

Siç dëgjohet edhe në videon e siguruar nga“BalkanWeb”, protestuesit thërrasin “O hajdut, o hajdut” dhe “Jepe dorëheqjen!”.

Kryeministri ashtu si herën e parë, pas takimit të së martës, i përshëndeti me dy gishta.

Kujtojmë se para dy ditësh kur shefi i qeverisë kaloi afër çadrës me kreun e grupit parlamentar Gramoz Ruçin protestuesit thërrisnin “Rama ik”, “Rama ik”.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: