TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar llogaridhënien publike me pakicat kombëtarë në Karahaxh të Sarandës. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se marrëveshja e re e detit me Greqinë do jetë e drejtë dhe se fqinjët do shfuqizojnë ligjin e luftës.

“Jemi investuar për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë strategjike me Greqinë. S’ka qene e thjeshtë, ka kaluar nëpërmjet një tensioni të jashtëzakonshëm, jo sepse e kemi pasur për qëllim të prishin marrëdhëniet me Greqinë, por të korrigjohen të gjitha marrëdhëniet që janë krijuar pas ndryshimit të sistemit, vatrat e tensionit, duke na dalë përpara rrugët e së ardhmes.

Greqia e ka njohur si fakt ligjin absurd të luftës dhe ka pranuar ta shfuqizojë. Kur ne kemi nisur këtë diskutim thoshin se kjo nuk ekziston, por në fakt është një fakt pengues dhe me pasoja juridike që do të zhbëhet nga parlamenti i Greqisë dhe kjo është një arritje e madhe. Është fakt edhe që emigrantë shqiptarë në Greqi kanë pasur burokraci të ndryshme. Marrëveshja e re e detit do jetë e drejtë dhe do pasqyrohet në hartë. Do kemi mundësi që të gjithë ta shohin jo me sytë e politikës”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: