FIER– Kryeministri Edi Rama u ka dërguar një tjetër mesazh krerëve të Hipotekave në vend. Gjatë një takimi me banorë të Fierit paraditen e sotme, kreu i Qeverisë ka pranuar faktin se që në administratë ka ende zyrtarë që abuzojnë me detyrën. Por ai tha se “parazitët dhe grabitqarët” e administratës, duke theksuar se këta zyrtarë shumë shpejt do të përballen me drejtësinë për dëmin që i kanë bërë shtetit.

Ai paralajmëroi drejtuesit e Hipotekave që të kenë parasysh se ajo që kanë është një detyrë shumë me rëndësi për qytetarët dhe se mosdhënia e shërbimit në kohë, është në radhë të parë përgjegjësi e tyre dhe se nuk mund të fshihen.

“Të gjithë qytetarët duhet ta marrin qartësisht mesazhin se nuk është e nevojshme të humbasim kohë për të gjetur anë për të zgjidhur problemin e tyre në forma të ndryshme, por mjafton të drejtohen për platformën e bashkëqeverisjes dhe të bëjnë me dije problemin e tyre dhe brenda dhjetë ditësh marrin përgjigje. Pas dhënies së të drejtës për ta, do të zbulohen shkaktarët e vonesës në marrjen e asaj të drejte. Ne kemi hyrë në një fazë të re të dhënies së shërbimeve dhe kemi sot një numër shërbimesh që jepet nga platforma eAlbania përmes internetit janë mbi 400 shërbime të drejtpërdrejta”, u shpreh Rama.
Sakaq, Rama ka kërkuar nga qytetarët të jenë bashkëpunues dhe të mos shpenzojnë kohë për t’i gjetur anën problemit, por të raportojnë në platformën përkatëse, dhe brenda 10 ditësh marrin zgjidhje.

“Kemi mbi 80 raste largimesh nga puna në Hipotekë pikërisht për këtë shkak dhe si rrjedhojë e ndërveprimit direkt me qytetarët dhe një numër i madh masash paralajmëruese për punonjësit e Hipotekave. E them këtë për të nënvizuar se drejtuesit e Hipotekave do ta kenë shumë të qartë që ajo që kanë përsipër është detyrë me rëndësi shumë të madhe për qytetarët dhe zvarritjet janë përgjegjësi e tyre. Dhe nuk mund dot të fshihen pas një punonjësi tjetër që është shkaktari direkt i shkeljes së të drejtës për të marrë shërbimin dhe nga ana tjetër qytetarët duhet ta dinë se nuk është e nevojshme të humbasin kohë për të gjetur anën për problemin në forma nga më të ndryshmet por mjafton të drejtohen në platformë, shpenzojnë tre minuta për të bërë me dije problemin dhe brenda 10 ditësh marrin përgjigje”, tha ai.

Në fjalën e tij, kryeministri Rama cilësoi si prioritet çështjen e mbylljes së titujve të pronësisë për tokat në fshat.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb