VLORE– Kryeministri Edi Rama deklaroi se në harkun kohor të tre viteve do ketë përfunduar projekti i ‘Lungomares’ në Vlorë. Në një intervistë për emisionin “Transparencë” në televizionin lokal të Vlorës, Rama u ndal tek marrëdhënie e tij me kryebashkiakun Dritan Leli, ndërsa shtoi se ky i fundit heq keq sa herë që duhet të flasë me të.

“E di që kreu i bashkisë së Vlorës heq keq sa herë duhet të flasë me mua por është në të mirë të punës, në funksion të maksimizimit të mbështetjes nga qeveria se ka dhe një barcaletë tjetër që ne po privilegjojmë Jugun”, theksoi Rama.

Nga ana tjetër kryeministri u ndal dhe tek protesta e opozitës dhe procesi i vettingut. “Nuk do ta ndalin dot, do ta shtyjnë, pengojnë, por për ta ndalur jo, vetingu do bëhet, vetingun e kërkojnë shqiptarët, edhe ata që ishin në bulevardin e Tiranës para ca ditës, pjesa më e madhe e tyre janë për vetingun, jo për bllokimin e tij, pjesa më e madhe e tyre kanë probleme që nuk kanë ardhur me ardhjen e Qeverisë sonë. Janë në të drejtën e tyre të mos duan ta shofin me sy qeverinë tonë që të mendojnë se po erdhi në pushtet PD jeta do bëhet fushë me lule, por mbi të gjitha këtyre ata duan vetingun, pjesa më e madhe”, pohoi Rama. [fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154503408881523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: