TIRANE– Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur përmes një statusi në “Facebook” largimin vullnetar të gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë pranuar që të kalojnë ligjin e Vettingut.

Kreu i qeverisë shprehet se drejtësia e re nuk kapet dot si e vjetra që po bie.

“Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësve/prokurorëve që s’duan të kalojnë vetingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie”, – thotë kryeministri Rama.

Sakaq, mësohet se gjatë ditës së sotme, ka dhënë dorëheqjen kreu i Gjykatës së Apelit në Vlorë, Ilir Çeliku. Ende nuk dihen arsyet e sakta se përse Çeliku është dorëhequr, por mësohet se largimi i tij me dëshirë nga Gjyqësori ka të bëjë me procesin e nisur të shqyrtimit të pasurive të gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Ndërsa, po ditën e sotme kanë dhënë dorëheqjen edhe 2 gjyqtarë të tjerë dhe një prokuror. Bëhet e ditur se gjyqtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana dhe gjykatësi i Elbasanit, Ilir Pasha dhanë dorëheqjen për arsye personale.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb