TIRANË- Brenda muajit korrik, projekti kushtetues do të shkojë në Kuvend. Të paktën kështu është shkruar në projekt kalendarin 3 javor të përgatitur nga kuvendi. Kalendari i përket periudhës 4-22 korrik. Sipas këtij projekti, Kuvendi ka parashikuar që diskutimi dhe votimi në seancë plenare të ndodhë në datën 21 korrik. Ajo që bie në sy është mungesa e 7 ligjeve bazë, që bëjnë funksional projektin kushtetues.

Burimet pranë komisionit të posaçëm për refrmën në drejtësi i thanë Neës 24 se këto ligje pritet të përfundojnë deri më 15 korrik, e më pas do të shihet se si do të procedohet me futjen e tyre për votim. Kuvendi ka parashikuar shqyrtim e votim në mbledhjen e përbashkët të komisionit të Cështjeve Ligjore dhe Këshillit të Legjislacionit. I gjithe projekt kalendari tre javor, pritet ti kalojë konferencës së kryetarëve të enjten e ardhshme, ku do të vendoset edhe për fatin e aq shumë debatuarës, “Reforma në Drejtësi”.

Komisioni i posacëm miratoi draftin vetëm me votat e maxhorancës, pasi opozita bojkoti pjesëmarrjen sepse për të mbetet primare zbatimi i Nenit 88, si pjesë e raportit të rekomandimeve të Komisionit të Venecias.

Mungesa e një konsensusi mes saj dhe maxhorancës, për ndërkombëtarët tregon një neglizhencë nga ana e deputetëve, për të cilët kanë kërkuar që të përmbushin detyrimet e tyre.

Maxhoranca, e cila ka dhe shumicën e votave në parlament është e gatshme të miratojë draftin final, por edhe pse me një shumicë, ajo nuk e plotëson kushtin e 94 votave të kërkuara, e si zgjidhje shihen “votat e blera”.

Kryepozitari Basha ka deklaruar se nëse maxhoranca miraton draftin e vetme do të ketë destabilitet. Sipas opozitës paketa kushtetuese po përfshihet në procedurat parlamentare në mënyrë të njëanshme dhe pa konsensus.

Më herët kryeministri i vendit Edi Rama kishte premtuar se do ta dërgonte reformën e drejtësisë në Kuvend, si dhe do ta miratonin. Sipas Ramës, “reforma në drejtësi do të bëhet me apo pa bashkëpunimin e Partisë Demokratike”.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: