SHKUP– Në lidhje me çështjen e emrit, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev thotë se Qeveria është transparente në bisedimet, ndërsa propozimi “Republika Ilinditase e Maqedonisë”, e avancon identitetin e qytetarëve.

“Zgjidhja ‘Republika Ilinditase e Maqedonisë’ jo vetëm që e mbron por edhe e avancon identitetin tonë. Nuk dëgjova argumente serioze kundër këtij propozimi. Identiteti mbetet, po ashtu edhe gjuha.”, ka thënë Zaev.

Mickoski tha se Zaev më parë ka thënë se zgjidhjen nuk do ta kërkoj në ndryshimet kushtetuese.
Zaev pyeti Mickoskin se “çfarë kanë ata kundër Ilindenit”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb