LIBRAZHD- Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë probleme në aksin rrugor Librazhd- Përrenjas. Si pasojë e reshjeve të shiut, ka patur rrëshqitje të dherave dhe gurëve në rrugë. Mësohet se masive të mëdha dheu kanë bllokuar rrugën në afërsi të fshatit Hotolisht, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve.

26914215_385370128555496_1741230234_n
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe të mirëmbajtjes, dhe po punohet për pastrimin e rrugës.

Si pasojë e rrëshqitjes së dherave është bllokuar njëri sens i rrugë, duke lënë në pritje dhjetëra automjete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb