Goli i Koulibaly në minutat e fundit në ndeshjen kundër Juventusit ka tronditur “Seria A”, por nga raportimet e fundit duket se jo vetëm, pasi të njëjtën gjë ka pësuar edhe qyteti i Napolit.

Qendërmbrojtësi rihapi garën në kampion duke i dhënë fitoren shumë të rëndësishme Napolit i cili tashmë gjendet vetëm 1 pikë larg Juventusit. Momenti i golit, sipas qendrës sizmologjike që monitoron aktivitetet sizmike në Europë, ka pasur shkaktuar një tronditje të dukshme të tokës në lagjet napolitane.

Ndeshja është luajtur në Torino, por aktiviteti sizmik është shkaktuar nga tifozët që po e shikonin ndeshjen në shtëpi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb