TIRANE- Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar projektligjin për “Rivlerësimin e Pasurisë”, si një hap të rëndësishëm për ekonominë familjare. Duke ftuar qytetarët të përfitojnë nga masa e re lehtësuese, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama thekson se nga kjo përfitojnë vetë qytetarët.

Kryeministri Rama ka publikuar edhe një video grafik për të treguar se çfarë përfitojnë qytetarët.

“Ja një tjetër hap i rëndësishëm në rrugën e rilindjes së ekonomisë familjare si bazë për rilindjen e ekonomisë kombëtare. Përfitoni nga kjo masë e re lehtësuese e reformës së thellë fiskale, për të rritur vlerën e pronës suaj duke paguar shumë më pak se më parë”, shkruan Rama.

Por poshtë mesazhit nuk kanë munguar edhe komentet e qytetarëve, të pakënaqur për taksimin që u bë së fundi për blerjet online.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10153886038056523/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: