SHBA – Gruaja e ish-liderit të “Nirvana”, Courtney Love ka pranuar se ka përdorur heroinë gjatë kohës që priste të sillte në jetë vajzën e tyre, Frances Bean, 22 vjet më parë. Courtney e ka rrëfyer ‘mekatin’ e saj në dokumentarin kushtuar këngëtarit legjendar Kurt Cobain, i cili është realizuar pikërisht nga vajza e tyre.
Këngëtarja nuk e specifikon dozën që ka përdorur, por rrëfimi i saj shkaktuar shumë polemika. Menjëherë pas ardhjes në jetë të Frances Bean, me 18 gusht 1992, revista “Vanity Fair”, shkruante se Courtney Love kishte përdorur heroinë gjatë shtatzënisë, duke bërë që autoritetet amerikane të ndërhynin dhe t’i hiqnin përkohësisht kujdestarinë çiftit. Courtney nuk i kishte pranuar asnjëherë akuzat, ndërsa tani ka vendosur të dalë hapur, duke pranuar se ka përdorur drogë gjatë shtatzënisë.
Dokumentari “Kurt Cobain: Montage of Heck”, kushtuar liderit të “Nirvana” tregon detaje të jetës profesionale dhe private të Curt Cobain.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: