TURQI- Aeroporti kryesor i Stambollit, Ataturk, është mbyllur përkohësisht pasi që nja aeroplan privat është rrëzuar derisa po tentonte të ulej në tokë. Siç njoftojnë mediat turke, aksidenti ka ardhur, kur gjatë uljes aeroplani ka pasur probleme teknike.

Aeroplani u përplas kur po ulej dhe u përfshi nga flaka, kurse tipi i aeroplanit raportohet të jetë Cessna 650 Citation 7. Sipas mediave turke piloti ka vdekur, kurse katër pasagjerë janë dërguar me urgjencë në spital për shkak të plagëve të marra.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb