Rusia vijon masat e saj kufizuese nga Turqisë pas rrëzimit të avionit rus nga ushtria turke. Këtë herë Rusia ka miratuar sanksione ekonomike kundër Turqisë. Kryeministri rus Dimitri Medvedev të martën ka nënshkruar një urdhër të qeverisë për miratimin e sanksioneve që do të vendosen për Turqinë.

Urdhri, i publikuar në faqen zyrtare të qeverisë, përfshin një listë të produkteve bujqësore që Rusia nuk do të importojë më nga Turqia duke filluar nga 1 Janari 2016. Lista përfshinte fruta dhe perime, si domate, qepë, rrush dhe mollë, si dhe produkte pule. Ajo nuk përfshin limon ose arra, të cilat Rusia i importon sasi të mëdha nga Turqia, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Më herët Rusia paralajmëroi rikthimin e regjimit të vizave për shtetasit turq, ndërsa nuk kanë munguar kërcënimet nga të dyja palët.

Ndërkohë Putin akuzon Erdogan se mbron ISIS për shkak se u blen naftë. Nga ana tjetër Erdogan i ka kërkuar të faktojë këto akuza. Avioni luftarak që u rrëzua nga ushtria turke do të sulmonte terroristët në Siri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: