SERBI – Agjensia serbe e lajmeve “Tanjug” ka njoftuar sot se Rusia është duke bërë gjithçka për të parandaluar një luftë evropiane, duke iu referuar deklaratave të Kryetarit të Komitetit të Jashtëm të Parlamentit Rus, Konstandin Kosachev, cili vizitoi Serbinë në ditën e festës së saj kombëtare.

“Kontributi ynë për marrëveshjen në Minsk dhe ndërmjetësimi me rebelët në juglindje të Ukrainës është një përpjekje e qartë për të parandaluar luftën, – tha Kosachev.- Por për ne, zgjerimi i NATO-s do të mbetet gjithmonë një fakt i papranueshëm, sepse ky zgjerim e ndan Evropën dhe provokon konflikte, kërcënon të kthehet në një luftë të ftohtë apo dhe të nxehtë.”

I pyetur sesi i komenton marrëdhëniet Serbi-Rusi, Kosachev tha se ato janë “nën një presion të madh. Mbi të gjitha, nën presionin e rrethanave dhe, natyrisht, nën presionin e atyre që nuk u pëlqen marrëdhënia dhe miqësia e ngushtë Rusi-Serbi. Ka një projekt gjeo-politik, të menaxhuar nga SHBA, që synon që të Rusia të jenë një problem, një kërcënim, madje edhe më i madh se terrorizmi radikal fetar, – shpjegoi Kosachev, duke nënvizuar se “e SHBA është duke punuar me këmbëngulje që të krijojë dhe ekzagjerojë problemet ndërmjet Rusisë dhe Serbisë.”

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: