Prej ditës së djeshme në farmacitë e Maqedonisë është prezent vaji i kanabisi që jepet pa udhëzim mjekësor, informuan përmes rrjeteve sociale nga ministria e shëndetësisë së vendit.
Çmimi i vajit ndryshon nga përqindja dhe përcaktohet nga vetë farmacitë. “Është rreth 2.400 denar ose rreth 54 mijë lekë të vjetra për vajin me 5% CBD, dhe 2.800 denar me 7% CBD, theksoi Darkovska Serafimovska pa marzhën shitëse, shkruan Tetova sot.
Vaji i kanabisit ishte nga dje në një pjesë të farmacive në qendër të Shkupit, me çmim nga 2.550 denar për 5% vaj dhe 2.990 denar për 7 % CBD vaj.
(m.k/BalkanWeb)