GJERMANI – Pas tragjedisë në kryeqytetin e Francës, në Paris, ku si pasojë e sulmeve serike terroriste mbetën të vrarë 129 persona, policia franceze e ka pezulluar marrëveshjen “Schengen” për lëvizje të lirë në shtetet anëtare të BE-së, duke e marrë kontrollin e tërësishëm të kufijve me Italinë.

Në anën tjetër, policia gjermane në distriktin e Saarlandit ka filluar një kontroll më të rreptë nëpër pikat kontrolluese në kufirin me Francën, shkruan “Euronews”. “Mbrëmë kemi filluar kontrollet e para. Situata po vlerësohet dhe vazhdimisht po veprojmë në bazë të rrethanave”, ka thënë zëdhënësi i Policisë Federale për rajonin Saarlandit.

Kryeministri i Bavarisë, Horst Seehofer, ka thënë se kontrollet kufitare në këtë kohë janë më të nevojshme se asnjëherë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: