TIRANE– Mbledhja për shqyrtimin e mandatit të Tahirit nuk po gjen konsensus që në fillim. Prokuroria kërkon mbledhje me dyer të mbyllura duke qenë se disponon materiale që i konsideron sekrete per hetimin, ndërkohë që deputetët e mazhorancës dhe opozitës kërkojnë që mbledhja të mbahet me dyer të hapura sepse përbën interes pubklike.

Deputetja socialiste Vasilika Hysi ka pyetur nëse ka prova të reja për të cilat ata nuk janë në dijeni.

“Përveç ca kemi parë në media, emra mbiemra a keni provat të tjera, jam dakord që seanca të jetë e hapur, kanë qenë zoti Basha, deputet ët tjerë dhe kemi vendosur mbledhje me dyer të hapura, duam gjykim në përputhje me ligjet, njerëzit duan të dinë, në çfarë provash mbështet ky dyshim, nëse ka prova të tjera që kanë dalë, jemi të gatshëm të nënshkruajmë deklarata që dikush tjetër nuk do i nxjerrë ato prova”, tha deputetja Hysi.

Prokurori Besim Hajdarmataj ka pranuar të parashtrojë kërkesën e procedimit me dyer të hapura, duke hequr dorë nga kërkesa e tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: