“SHBA zotëron mundësi të shumta ushtarake kundër Koresë së Veriut dhe shumë prej tyre nuk vënë në rrezik Korenë e Jugut”, pohoi sot sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis.

“Ka alternativa të shumta ushtarake që mund të vihen në zbatim nga ana jonë, me dakordësinë e aleatëve tanë për të mbrojtur aleatët dhe interesat e tyre”, deklaroi Jim Mattis për median.

Pyetjes së drejtuar nëse këto të fundit përfshinin opsione që nuk paraqitnin një rrezik të madh ndaj Seulit, ai e pa të arsyeshme t’iu përgjigjej se ”po, ka të tilla alternativa”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: