KOSOVE-Prokuroria e Kosoves ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Ministrit të Arsimit Rexhep Osmani, pasi akuzohet se ka ngacmuar seksualisht studenten e tij.

Sonte emisioni ‘Frontal’ në T7 ne Kosove ka zbuluar se Prokuroria e Shtetit ka ngritur aktakuzë ndaj ish-Ministrit Kosovar të Arsimit, Rexhep Osmani.

Ngjarja ka ndodhur në 19 maj të vitit 2016 dhe studentja që pretendon se është ngacmuar është nga fakulteti i Shkencave të Edukimit.

Ajo ka shkuar në kabinetin e profesorit Rexhep Osmani cili ka qene edhe ish ministër për t’u konsultuar për notën, por ai i ka kërkuar favore seksuale.


(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: