Milani është mposhtu nga Sampdoria e cila vazhdon serinë pozitive në kampionatin italian.

Skuadra nga Luigi Ferraris ka shënuar fitoren e tretë në Serie A duke mundur Milanin me rezultatin 2-0.

Goli i parë i ndeshjes erdhi në minutën e 72, kur sulmuesi shtatlartë Duvan Zapata u gjend mirë në zonë dhe nga një goditje e fortë nuk i dha asnjë shans portierit Donnarumma për 1-0.

Ndërsa, goli i dytë dhe i fitores erdhi në minutën e parë shtesë, ku Ricardo Alvarez shënoi një gol të bukur për 2-0. Deri në fund të ndeshjes, vendasit nuk lëshuan terren duke siguruar tri pikë të rëndesishme ndaj Milanit.

https://www.youtube.com/watch?v=sB6YmelNTnA

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb