Pas 5 vitesh errësirë, Serie A rikthehet të jetë protagoniste në merkato. Me laps në dorë, skuadrat italiane kanë shpenzuar 608 milionë euro, një shifër rekord. E besoni apo jo, Serie A ka shpenzuar më shumë se La Liga, Bundesliga dhe Lige 1. Kjo është një e dhënë e rëndësishme se futbolli italian po ringrihet. Juventus është skuadra e cila ka shpenzuar më shumë, afro 120 milionë euro. Interi ndjek kampionët në fuqi me 100 milionë euro, Milan 90 dhe Roma 50 milionë euro. Kjo është shumë pak për mënyrën se si zhvillohet merkato këto viti, mjafton të kujtojmë që vetëm Man.City ka shpenzuar 200 milionë euro.
(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb