SHBA – Një i panjohur i ka paguar darkën e Krishtlindjeve familjes myslimane të Eslam S.Mohammed, në restorantin “Olive Garden” në Georgia në SHBA. Përmes një postimi në faqen e tij në “Facebook”, Eslam S.Mohammed bën të ditur se familja e tij u prek shumë nga fjalët që i panjohuri kishte shkruar mbi faturën e paguar. “Gëzuar Krishtlindjen, familje e bukur”.

“Dje ishim në restorantin Olive Garden, me familjen time, 7 të rritur dhe 5 fëmijë. Të gjithë në lokal e dinin që jemi arabë myslimanë, nga mënyra se si flasim dhe veshjet e grave, të cilat mbajnë xhihab. Kur kërkuam llogarinë, na thanë se dikush kishte paguar për ne dhe në faturë kishte shkruar fjalë shumë të bukura. Na ka prekur shumë ky gjest”- shkruan Eslam S.Mohammed.

“Pavarësisht gjërave negative që po ndodhin me komunitetin mysliman dhe fjalimeve plot urrejtje të njërit prej kandidatëve për president, paska ende një dritë në tunel.”- përfundon S.Mohammed.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: