SHBA, pranë një qendre votimi në Kaliforni janë dëgjuar të shtëna me armë.

Sipas të dhënave të para të paktën 2 persona kanë mbetur të vdekur dhe 2 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në Azusa qytet i cili është pjesë e Los Anxhelos

Të shtënat me armë në Kaliforni janë shënuar pak minuta pasi janë mbyllur qendrat e votimit dhe pritet të dalin rezultatet për zgjedhjet presidenciale.

Zona është rrethuar nga forcat speciale të policisë. Sipas dëshmitarëve autori i ngjarjes pasi ka qëlluar është larguar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb