Një betejë e fortë parlamentare pritet të zhvillohet në komisionin e Shëndetësisë, jo vetëm për shkak të profilit, eksperiencës dhe pozicionit të kreu të ri të këtij komisioni Petrit Vasili, por edhe për shkak të gamës së gjerë që përfshin ky komision, siç janë çështjet e shëndetësisë, barazisë gjinore, arsimit profesional etj.

Petrit Vasili ka mbajtur vite më parë postin e Shëndetësisë dhe ai është njohës shumë i mirë i sektorit.

Gjatë qeverisjes së kaluar, sektori i shëndetësisë ka qenë mjaft i sulmuar nga qytetarët, media dhe opozita për shkak të disa koncensioneve të dyshimta, të cilat pritet të vijojnë edhe gjatë qeverisjes “Rama 2”.

Partia Demokratike pritet të marrë kryesimin e komisionit të Integrimit dhe Medias. Ndërkohë që pesë komisionet e tjera parlamentare i takojnë shumicës parlamentare për të propozuar vetë emrat e tyre.

Emrat e drejtuesve të komisioneve dhe nënkryetarëve të tyre nga Partia Demokratike

Eduart Halimi do të jetë Nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Ligjeve.

Genc Pollo, kryetar i Komisionit Parlamentar për Integrimin.

Albana Vokshi, kryetare e Komisionit Kuvendor për Mediat.

Flamur Noka, nënkryetar i komisionit parlamentar të sigurisë

Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë.

Tritan Shehu, nënkryetar i Komisionit Parlamentar të Jashtëm

Florion Mima, nënkryetar i komisionit të Veprimtarisë Prodhuese.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: