TIRANE- Përplasje mes Drejtorit të Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli dhe aktorit Genci Fuga. Gjithçka ka ndodhur gjatë emisionit ‘Njerëz në Fokus’ të gazetares Ola Bruko në ‘News24’, ndërsa diskutohej për trajtimin e aktorëve duke nisur nga pagat për të vijuar më pas tek shpërblimet. Aktori Genci Fuga tha se “ndihej i fyer për mënyrën e trajtimit nga ky institucion”.

“Nuk jam këtu për të bërë sindikatë. Unë kam një çështje të vogël. Në momentin që kryetari i qeverisë, jo i shtetit thotë me të madhe që “Jemi keq” dhe unë kontribuoj me aq sa mundem. Unë nuk dua që të më përsëritet shprehja: “Shekspirin e vumë falas. Çehovin e vumë falas. Ia luajtëm fenë. Kjo është fyerje jo për ditën time, jo për rrogën time”- tha Genci Fuga.

Fill pas kësaj ka ndërhyrë Çuli i cili u shpreh se: “Më thuaj sa duhet të jetë shpërblimi? Ore ta dimë hapur sa lekë duhet të jetë ky shpërblim? Se ka një shpërblim që shkon te aktori i parë në 3 milion e 500 mijë lekë”.

Pas kësaj Fuga ngrihet në këmbë për të ikur, por ndërhyn drejtuesja e emisionit: “E nisëm këtë bisedë duhet ta çojmë deri në fund.”

Fuga: Zotëria në fjalë (Çuli) na u paraqit si drejtor i Teatrit Kombëtar, si ministër i Kulturës, si përpunues i politikave… të lutem më lër të mbaroj!”

Çuli: Qetësohu! Mos merr kot! Qetësohu!

Fuga: Atë nuk e përcakton ti..së fundmi mori edhe atributet e Ministrit të Financave. Kujtojme se pak kohë më parë aktori Genci Fuga iu bashkua PS-së në Tiranë, por tashmë duket i zhgënjyer.

(BalkanWeb)


(Emisioni i Plote)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb