Prej 22 qershorit kohë kur u hapën të dy senset e rrugës në  nënkalimin e ndërtuar tek sheshi Veliera, punimet janë ndërprerë në sheshin qendror të Durrësit. Qytetaret e Durresit apelojne t’i gjendet një zgjidhje projektit të bllokuar. Por edhe për zgjidhjen, qytetaret mbajnë dy qëndrime të kundërta. Një pjese kërkojnë të rikthehet zona siç ishte ndërsa pjesa tjetër të kërkojnë një zgjidhje qe projekti të përfundojë.

Punëtorët e firmës zbatuese  janë larguar prej andej, ndërsa nuk ka ende një vendim nga gjykata administrative apo  gjykata e Apelit për vendimin e zhbllokimit të punimeve.

veliera2

Kushdo që kalon në këtë rrugë shumë të frekuentuar përballet me një shesh të hapur dhe një kullë betoni.

Pak ditë para zgjedhjeve të 25 qershorit u bë e mundur hapja e nënkalimit ose tunelit në të dy sensoset duke zhbllokuar trafikun e rënduar në këtë shesh i cili është urë lidhëse i shëtitores Taulantia me qytetin dhe me kryeqytetin.

Më herët Gjykata e Apelit në Durrës, njësoj si gjykata e Rrethit e ajo Administrative, ka vendosur ndalimin e punimeve në zonën arkeologjike A të sheshit Veliera. Por pavarësisht vendimeve të njëpasnjëshme, punimet në pjesën më të madhe të sheshit janë mbyllur. Pjesa më e madhe e punimeve nëntokë ka përfunduar,   Po ashtu në pjesën përpara hyrjes së portit dhe në rrugën nacionale.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb