Telefoni i përdorur nga Adolf Hitleri është shitur për një shumë marramendëse gjatë një ankandi në SHBA. Telefoni i cili u gjet në një bunker në Berlin në vitin 1945 është shitur për 243.000 dollarë.

Me anë të këtij telefoni ish lideri nazist urdhëronte për veprimet që duhet të ndiqeshin gjatë Luftë së Dytë Botërore. Sipas BBC telefoni i kuq ka të gdhendur emrin e Hitlerit.

Shtëpia e ankandeve “Alexander Historical Auctions”, nuk e ka zbuluar identitetin e personit që bleu telefonin, ndërsa fillimisht ai ishte vlerësuar me ofertën fillestare prej 100 mijë dollarësh.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb