Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

Shkaktoi zjarrin në linjën hekurudhore Lezhë–Shkodër, arrestohet 56-vjeçari

hekurudhat-

LEZHE– Një 56-vjeçar është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi dyshohet se i ka vendosur zjarrin nga pakujdesia linjës hekurudhore Lezhë – Shkodër. Në pranga ka rënë Frrok Simoni, 56 vjeç, pasi në një parcelë përballë shinave të trenit ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit, i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit.

Njoftimi i policisë:
Më datë 16.07.2017,nga Seksioni për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë , u arrestua në flagrancë shtetasi Frrok Simoni, 56 vjeç, banues në Kallmet Lezhë. Ky shtetas dyshohet se në tokën në pronësi të tij , në një parcelë përballë shinave të trenit të linjës Shkodër – Lezhë, ka ndezur zjarr për djegien e kashtës së grurit , i cili ka dalë jashtë kontrollit duke djegur dhe 30 copë traversa prej druri të shinave të trenit të kësaj linje. Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr” parashikuar nga neni 151/1 i Kodit Penal.

(d.d/BalkanWeb)


KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.