ITALI– Në kuadër të një operacioni anti-drogë, Guardia di Finanza ka arrestuar 3 persona dhe 6 të tjerë janë vendosur në ‘arrest shtëpiak’, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Operacioni është kryer në Messina, ndërsa grupi transportonte lëndë narkotike nga portet shqiptare drejt Puglias dhe Messinës në Itali.

Gjatë operacioni janë sekuestruar 5 kg hashash dhe 50 gram kokainë. Grupi drejtohej nga një grua bashkë me 2 vëllezërit e saj, por identiteti i të arrestuarve ende nuk bëhet i ditur.

Udhëheqësja e grupit planifikonte transportin e lëndëve narkotike bashkë me furnizuesit nga Puglia dhe shqiptarët, të ndihmuar nga korrierë besnikë, që shfrytëzonin linjat e autobusëve që shkonin nga Puglia në Messina dhe kalonin ngushticën me anije. Droga e trafikuar kap vlerën e rreth gjysmë milioni euro.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: