Policia spanjolle njoftoi shkatërrimin e një rrjeti të madh të trafikantëve të heroinës në jug të Spanjës, gjatë një operacioni që mundësoi konfiskimin e dhjetë kilogramë drogë dhe arrestimin e nëntë personave.

Operacioni u zhvillua më 13 shkurt në Dos Hermanas, në afërsi të Seviljes (Andaluzi, jug), bëri të ditur për median një zëdhënës i policisë kombëtare.

“Kjo ishte një nga organizatat më të mëdha kryesisht në trafikun e heroinës në jug të Spanjës”, raportoi policia në një deklaratë.

Në mesin e nëntë personave të arrestuar, të gjithë shtetas spanjollë, ishin edhe dy drejtuesit e grupit kriminal dhe personi i tyre i besueshëm’, vijon deklarata, shkruan atsh.

Kontrollet e kryera në shtëpitë e të dyshuarve mundësuan konfiskimin e 10 kilogramë heroine të pastër të ardhur nga Turqia, një nga vendet kryesore të kalimit tranzit të heroinës që ka si burim Afganistanin, në paketime të mbështjella me gazeta turke.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb