Pas fitores me rezultatin e thellë 5-1 kombëtarja U-19 e Shqipërisë ka arritur një tjetër sukses në turneun “Roma Caput Mundi”, kësaj here duke mposhtur Greqinë.

Ekipi i drejtuar nga Erjon Bogdani fitoi pastër 2-0 falë një goli të realizuar për secilën pjesë. Në të parën ka qenë Samuel Nezha ku ka ekzekutuar saktë nga pika e penalltisë dhe në pjesën e dytë ka vulosur fitoren Patrik Pasha me golin e shënuar, kombëtarja po bën mirë duke kërkuar suksesin e radhës në ndeshjen që do të zhvillohet ditën e enjte, C.R Lazio – Shqipëri.
fitore-ndaj-greqise-1
Në ndeshjen e zhvilluar sot i pranishëm për të mbikëqyrur talentet e reja ka qenë trajneri i Kombëtares A, Christian Panucci.

Kujtojmë që në vitin 2017 skuadra U-19 u shpall fituese e turneut, pasi mundi në finale Rumaninë U-19.

Kundër Greqisë përfaqësuesja jonë e filloi ndeshjen me këtë formacion: Ismajlgeci, Isufi, Syla, Nezha, Gkertos, Pasha, Lekaj, Pellumbi, Koci, Halili dhe Tafa.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: