Sipas mediave italiane, tashmë është zyrtare, Ventura nuk është më trajner i kombëtares italiane. Italia nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës “Rusi 2018”, pasi u eliminua nga Suedia në playoff.. Kjo ka ndikuar që 69-vjeçari të largohet menjëherë nga stoli i italianëve.

Ai cilësohet si fajtori kryesor i dështimit italian dhe pas ndeshjes, nuk është paraqitur para mediave, por ka shkuar direkt në dhomat e zhveshjeve, ku është takuar me presidentin e Federatës, Karlo Tavekio, duke paraqitur dorëheqjen e tij, edhe pse kishte kontratë deri në vitin 2020. Për satistikë, arritja më e madhe e Venturës në Karrierën e tij 31-vjeçare si trajner mbetet titulli i Serie C1 me Lecce në vitin 1996.

Sakaq, kanë filluar edhe tërheqjet e lojtarëve nga Kombëtarja italiane, duke filluar me Xhanluixhi Buffon, i cili e ka konfirmuar largimin. Portieri deklaroi se pas tij, nga Kombëtarja do të largoheshin edhe De Rosi, Kielini e Barzalji. Madje edhe para mediave, Barzajli konfirmoi largimin.
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb