SHKODER-Në prag të ndeshjes mes Italisë deh Shqipërisë në stadiumin ‘Loro Borici’ të Shkodrës, ish kryeministri Fatos Nano është parë në ambientet e teatrit ‘Migjeni’ për të parë kupat e fituara nga Italia.


Ambasada e Italisë në Tiranë dhe Federata Italiane e Futbollit kanë sjellë për herë të parë në Shqipëri, 4 kupat e botës që ka fituar Kombëtarja italiane e futbollit gjatë historisë së saj të lavdishme sportive.

Ekspozita “4 herë Kampionë” do të qëndrojë e hapur për publikun nga ora 12.00 deri në oren 19.00 të ditës së hënë, 9 tetor 2017. Kjo nismë, e parashikuar me rastin e ndeshjes Shqipëri-Itali, e vlefshme për kualifikimet europiane në fazën finale të Kupës së Botës FIFA 2018, synon të vërë theksin e të vlerësojë ndeshjen e parë zyrtare në historinë e Kombëtares Italiane të futbollit në Shqipëri, në këndvështrimin e afirmimit të vlerave pozitive të sportit si dhe të promovoje më tej miqësinë dhe marrëdhëniet në fushën e sportit ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: