Pas humbjes një fitore! Një fitore që e çon Shqipërinë në Euro 2016, duke e renditur ndër ekipet më të mira evropiane. Dhe kjo fitore nuk mund të kalonte heshturazi në Shqipëri, pavarësisht shiut që nuk ka pushuar për asnjë minutë. Tifozët kanë mbushur rrugët e Tiranës e Durrësit në një festë të “çmendur”. Fishekzjarrë, muzikë, këngë e thirrje patriotike. Ndërsa trafiku në Tiranë është bllokuar plotësisht.

Grupe tifozesh jane mbledhur ne sheshin “Nene Tereza”, sheshin “Skenderbej” e kudo duke kenduar. Nje prej thirrjeve te tifozeve eshte edhe per lirimin e Ballist Morines. Por festa është shtrirë në të gjitha qytetet e Shqipërisë. Ne Berat, ne Fier, ne Lezhe, ne Shkoder e kudo ka vetem feste.

Në Elbasan Arena janë hapur dyert e stadiumit dhe tifozët kanë mbushur fushën me flamuj e thirrje të shumta për fitoren historike në Armeni. (m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: