TIRANE –Ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili fill pas skandalit seksual që u publikua dje në media, se i kërkonte një 20-vjeçarje favore seksuale në këmbim të një vendi pune e ka cilësuar ngjarjen një skenar të pastër politik. Në një prononcim për News24, Xhelili ka thyer heshtjen, ndërsa ka deklaruar se ende nuk është prononcuar pasi nuk disponon provat.

Ai theksoi ndër të tjera se familja e tij është më e bashkuar se kurrë, ndërsa miqtë dhe kolegët po i qëndrojnë pranë. “Ende nuk jam prononcuar pasi nuk kam prova. Familja ime, më e bashkuar se kurrë. Miqtë dhe kolegët po më qëndrojnë pranë”, tha ai. Teksa u ndal tek deklarata e prefektes së Dibrës, Donika Hysenaj, Xhelili tha se nuk pret që ajo ta lavdërojë.

XHELILI: VAJZA ME KA RPOVOKUAR
Në të parin reagim pas videoskandalit, dhënë për “Panorama”, ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili e ka quajtur gjithë sa u pa me zë dhe me figurë, një kurth të ngritur nga kundërshtarët.

Pak orë para se qeveria të firmoste shkarkimin e tij nga detyra dhe para se policia ta shoqëronte në komisariatin e Dibrës, Shukri Xhelili ka thënë se e gjitha ka qenë kurth.
“Ka qenë një kurth i ngritur nga kundërshtarët e mi, unë rashë në grackë”- ka thënë Xhelili, por pa dhënë të tjera detaje rreth asaj që ndodhi.

Ish-kryebashkiaku Xhelili theksoi se e njihte vajzën prej një viti dhe e kishte punësuar prej 3 muajsh.
“Vajza më ka provokuar disa herë”- tha ai.

Paraditen e sotme, qeveria vendosi shkarkimin e Xhelilit nga posti i kreut të bashkisë Diber.
“Shkarkimin nga detyra, për shkak të shkeljeve të rënda, të kryetarit të Bashkisë Dibër, z. Shukri Xhelili. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në fletoren zyrtare”-thuhej ne njoftimin e qeverisë.

Pak më pas, policia u shfaq në derën e Xhelilit dhe e shoqëroi në komisariat, lidhur me videon e shfaqur mbrëmë në emisionin “Te paekspozuarit” në “Ora News”, ku shfaqej Shukri Xhelili teksa i kërkonte favore seksuale vajzës 20-vjeçare në këmbim të nënshkrimit të një kontrate pune në Bashkinë që ai drejtonte.

SHOQËROHET NË POLICI 20-VJEÇARJA: “NUK MË SHTRËNGOI PËR SEKS”
Policia ka shoqëruar 20-vjeçaren që filmoi fshehtas ish-kryetarin e Bashkisë së Peshkopisë Shukri Xhelili. Vajza me iniciale A.A deklaroi në polici se nuk ishte detyruar nga Xhelili për të kryer marrëdhënie seksuale.

“Nuk ka pasur asnjë shtrëngim për seks. Jam ofruar vetë pranë televizionit për të bërë filmimin e fshehtë. Videon vendosa ta bëj publike për qejf.”- është shprehur 20-vjeçarja.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: