TIRANE- Ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili është dënuar sot me 4 vite burg për akuzën e korrupsionit pasiv nga Gjykata e Krimeve të Rënda pas publikimit të videoskandalit ku i kërkonte favore seksuale në këmbim të një vendi pune më të mirë, një vartëseje të tij. Por Xhelili do të vuajë vetëm 2 vite e 8 muaj burg për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Ky është vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda pasi pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar. Avokati i Xhelilit kërkoi pafajësi duke deklaruar se cdo gjë ishte e manipuluar, por deklaratat nuk u
morën parasysh nga Gjykata e Krimeve të Rënda, që vendosi dënimin e tij. Gjithashtu gjykata vendosi që Shukri Xhelilit t’i mohohet edhe e drejta për 5 vite për të ushtruar funksione publike.

Ish-kreu i Bashkisë Dibër, Shukri Xhelili u arrestua më 15 Maj 2015 në Tiranë me akuzën për “Korrupsion pasiv” në formën e kërkimit të favoreve seksuale.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: