I ftuar në emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Artan Shyti, prorektor në universitetin Marin Barleti, foli për momentin më të bukur sipas tij që ndodhi në 3 sfidat e Botërorit.

“Ngjarja më e bukur sot ka qenë festa e panamezëve kur bënë golin. Futbolli atë ka qëllim. Rëndësi ka që kanë marrë pjesë. Në fakt vetëm shënuan golin e parë në Botëror, pas 6 të Anglisë

Kjo është pjesa njerëzore e futbollit. Demokracia në sport është në nivelin më të lartë.”

Më pas me shaka Shyti ka deklaruar se ‘panamezët gëzoheshin edhe kur pësonin gol’.

Kujtojmë që kjo ishte hera e parë që ata marrin pjesë në një kupë bote.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb