Dërgimi i vendndodhjes me një kontakt mund të jetë tepër e vështirë nëse keni humbur apo makina ju ka lënë në një vend të panjohur.

E në vend që ti shpjegoni dikujt se ku gjendeni, me lehtësi mund t’i tregoni duke përdorur telefonin tuaj.

Një mori aplikacionesh ofrojnë funksione me të cilat mund të dërgoni vendndodhjen pa pasur fare nevojë ti shpjegoni palës tjetër.

Google, Facebook Messenger dhe Apple iMessage janë ca prej tyre. Megjithatë është edhe një aplikacion shumë i preferuar i cili kryen të njëjtin funksion, WhatsApp.

Dërgimi i vendondodhjes nga WhatsApp është shumë i lehtë dhe mund ta bëni me një person por edhe grup.
WhatsApp-Share-Location
Ndiqni këto hapa:

Hapni një bisedë me një grup apo individ që dëshironi ti dërgoni vendndodhjen. Klikoni butonin “+” dhe përzgjidhni opsionin Location.
Nëse nuk keni të aktivizuar vendndodhjen, telefoni do të dërgojë tek menuja e konfigurimit për ta aktivizuar.
Klikoni Send Location. Nëse dëshironi t’i tregoni se ku gjeni në kohë reale, klikoni Share Live Location.
Personi në anën tjetër do të marrë një mesazh në formë harte që klikohet. Harta do të hapet brenda WhatsApp por mund ta hapin edhe me aplikacionin e tyre të preferuar të hartës. Konkretisht përdoruesit e iOS mund ta hapin në Apple Maps ose Google Maps, njofton PCWorld Albanian.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: