Me ngjarjet e javës që ndodhën ndërmjet Facebook dhe Cambridge Analytica ku kjo e fundit mendohet se ka vjedhur të dhënat e mbi 50 milionë përdoruesve të Facebook, është ulur besueshmëria e një nga rrjeteve sociale më të përdorur në botë. Ajo që i shqetëson institucionet që garantojnë privatësine e të dhënave është fakti se mjafton të shkarkosh aplikacionin e Facebook dhe në të njëjtën kohë i jep mundësinë kësaj kompanie të bëjë ç’të dojë me të dhënat e tua duke filluar nga llojet e postimeve, listën e shokëve e deri tek pëlqimet që bëhen postimeve.

Por, çfarë kemi në dorë të bëjmë në mënyrë që privatësia jonë të mos dhunohet në këtë mënyrë? Shumë pak gjëra mund të bëhen, por ndjekja e disa rregullave bazë që limitojnë gjurmët digjitale mund të ndryshojë diçka, njofton PCW.