Sipas “La Repubblica”, në skedat e FBI është edhe Philippe Blatter, nipi i presidentit të FIFA-s. Hetuesve amerikan i ka bërë përshtypje pasuria e nipit, që merret me evente sportive, të drejtat televizive, marketing dhe producion në media. Hetuesit dyshojnë se e gjithë kjo skeme korrupsioni që ka shpërthyer në FIFA ka lidhje me nipin e Blatter. Gjithnjë sipas “La Repubblica” gjithçka ka nisur në vitin 2009 kurë falimentojë ISL, shoqëri zvicerane lider e marketingut sportiv dhe që kishte të drejtat e botërorit 2002 dhe 2006, ISL ka qenë partner historik i CIO dhe FIFA. Falimentimi i ILS nisi që në momentin kurë në lojë u fut Infornt, shoqëri e drejtuar nga nipi i Blatter. Terreni i lëshuar nga ISL u mor fillimisht nga një shqyeri gjermane e quajtur Krichmedia që me pas u rithemela me emrin Infront, nga 2005 e drejtuar nga Philippe Blatter. Dyshimet e FBI shkojnë edhe më tej duke lidhur botëroret e 2018 dhe 2022 që do zhvillohen ne Rusi dhe Katar me lidhjet klienteliste që ka nipi i Blatter me të drejtat sportive për këtë dy botërore.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb